“Telenovela Mbappe” nuk mbaruar, Real Madrid bëhet gati për ‘serinë’ e fundit

ina-online
ina-online

22 Gusht, 2023

Real Madrid nuk është dorëzuar për Kylian Mbappe, me madrilenët që do të kthehen në sulm për Kampionin e Botës në orët e fundit të merkatos.

Drejtuesit e spanjollëve përgatiten të vendosin në “jetë” një plan djallëzor për të transferuar në kryeqytet Kylian Mbappe.

Sipas “The Mirror”, drejtuesit madrilenë do të tentojnë të bindin kolegët e tyre të Paris Saint-Germain me një ofertë prej 120 milionë eurosh. Një shifër që as nuk i afrohet pretendimeve të francezëve, që nga ana e tyre e kanë bërë të qartë se për shërbimet e sulmuesit nuk pranojnë më pak se 250 milionë euro.

Megjithatë, Reali do të bëjë presion me faktin se nëse parizienët refuzojnë edhe ofertën e minutave të fundit të merkatos aktuale, atëherë do ta transferojnë Mbappe në sezonin e ardhshëm me parametër zero. Te Reali besojnë se duke mos pasur shumë alternativa, PSG do të dorëzohet dhe do ta lejojë lojtarin të nisë aventurën në Santiago Bernabeu.

Spanjollët janë të bindur dhe kanë premtimin e 24-vjeçarit se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG dhe në këtë formë mund të evitojnë shpenzimet madhore. Një plan “djallëzor” i Realit ky për të transferuar në orët e fundit të kësaj merkatoje atë që konsiderohet aktualisht si futbollisti më i mirë në botë./ supersport

Top Channel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

manchester united

“United” në vështirësi, Ten Hag i qetë pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve

bayerni

Bayerni me rikthim të madh

shkendija2

Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

Italy Soccer Champions League

VIDEO / Interi e Reali në festë, goditje e madhe për klubet angleze

champions-logo

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy rivalët e Interit dhe një çift që do pikët e para, publikohen formacionet zyrtare

Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

donjeta-sadiku

​Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

messi

Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

Ben Chilwell 2

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

INFO

NA NDIQ