Televizioni i ri maqedonas 1TV akuzohet për reket nga një biznesmen: Më kërkuan 50 mijë euro

0

Biznesmeni Zoran Azmanov, ka akuzuar përfaqësuesit e “1TV” se i kërkojnë 50 mijë euro reket përmes informatave të rrejshme në një emision të kësaj medie i cili është paralajmëruar se do të transmetohet së shpejti. Azmanov tha para gazetarëve, se kompanitë e ndërtimit të cilët ai i ka drejtuar dhe i drejton asnjëherë nuk kanë punuar dhe nuk kanë marrë para nga shteti. Ai tha se nga 1TV askush nuk e ka kërkuar për ti marrë prononcim për akuzat, dhe se ky i pari e ka kërkuar kryeredaktorin Aco Gavramov, i cili e ka udhëzuar që të flasë me pronarin e TV-së Bojan Jovanovskin.