Telma për incidentin në Haraçinë, armiqësi të vjetra

ina-online
ina-online

01/04/2024

Televizioni Telma përmes një kronike speciale ka dhënë detaje se cilat janë motivet dhe prapaskenat e sulmit me armë sot në Haraçinë, ku si cak ishte kreu i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Sipas këtij televizioni, nga ajo që dihet publikisht dhe në Haraçinë, kryetari i komunës, Ibrahimi ka një armik të njohur, anëtarët e familjes Ajvazi.

“Ai kishte bërë një denoncim më parë ndaj tre personave për dhunë të ushtruar, të cilët janë anëtarë të familjes së së personit të parë të degës së BDI-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. Kryetari aktual, Ridvan Ibrahimi, më pas kishte bërë të ditur se sulmin ndaj tij e kanë bërë tre persona dhe se motivet kanë të bëjnë me mospërmbushjen e kërkesave të tyre personale dhe afariste. Dyshimet fillestare jozyrtare për sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje të vjetër me familjen Ajvazi nga fshati, një mosmarrëveshje për tokën në hyrje të Haraçinës pranë stadiumit të futbollit”, pohojnë burime policore për Telma, që shpalos edhe detaje tjera.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

INFO

NA NDIQ