Temperaturat e larta,MASH do të vendosë nëse do të ketë orë të shkurtuara

Picture of INA
INA

11/06/2024

Ministria e Arsimit do të duhet të vendosë se nëse ditëve në vijim, për shkak të temperaturave të larta, nxënësit do ta ndjekin procesin arsimor me orë të shkurtuara. Kështu u përgjigj Safet Neziri, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në pyetjen se nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i përgjigjet pozitivisht iniciativës së prindërve, të cilët kërkuan që për shkak të temperaturave të larta, viti shkollor të përfundojë para 17 qershorit apo fëmijët të kenë orë të shkurtuara ditëve në vijim.

“Do të shohim, do të vendosë Ministria.”, – u shpreh këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

Nga ambasada e fëmijëve “Megjashi” theksojnë se nëse iniciativa nuk merr përgjigje pozitive, ndërsa prindërit insistojnë, duhet të gjendet një kompromis mes të dyja palëve, në të cilin fëmijët kanë prioritet.

“Nëse nuk ka pajtueshmëri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa insistojnë prindërit në kërkesë të fëmijëve, atëherë duhet të gjendet zgjidhje me kompromis. Gjithmonë interesat e fëmijëve duhet të merren parasysh dhe të jemi në funksion të tyre, të mos humbin orë, por edhe ta zotërojnë materialin. Ka mënyra kreative se si mund të bëhet ajo.”, – theksoi Dragi Zmijac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi”.

Këto komente u bënë me rastin e promovimit të publikimit “Modulet për arsimim paqësor në shkollimin e mesëm”. Kjo sipas kompetentëve është e nevojshme për parandalimin dhe pengimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Ky publikim do t’i ndihmojë mësimdhënësit e shkollave të mesme në procesin e përgjithshëm të zgjidhjes së konflikteve mes nxënësve

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË