Temperaturat minus në gjithë vendin, por reshjet pritet të ndalojnë në darkë

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore.

Pasditja sjell përmirësim gradual i kushteve të motit duke sjellë kthjellime të shpeshta në mbrëmje dhe gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2 – 3°C në mëngjes POR vetëm një rënie të lehtë gjatë mesditës ndërsa ekstremumet luhaten nga -8 në 10°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi deri 3 ballë.