Tendenca e dëshpëruar e pjellave të UDB-ës për të baltosur personalitetin tim

0

Nga Arbër Çeliku
Të kotë e keni ju fundërrina të UDB-ës të më baltosur mua, sepse jam i pastër kristal në çdo aspekt.

Që 1 dekadë kam qenë i përgjuar pa ndërprerë nga ky pushtet vrastar, 4 vjet janë analizuar bisedat e mia telefonike nga prokuroria e shtetit dhe as edhe një shkelje më e vogël nuk është gjetur, për të m’u ngritur aktakuzë, pavarësisht se të gjithë aktorët e përfshirë kanë dashur të më shohin pas hekurave. Dhe unë mirë ju njoh, do të vijë koha si sot kur do të dilni lakuriq në mejdan.

Unë di vetëm të punoj për të mirën kolektive, jo në dëm të saj. Me ligjin dhe Zotin jam i pastër kristal, kurse ju, këlyshët e vogël të UDB-ës, që uzurpuat objekte publike, spiunuat diasporën, vratë dhe burgosët njerëz të pafajshëm, prishët familje, themeluat parti me direktiva të Moskës, Beogradit dhe Mijallkovit dhe sot veproni në dëm të çështjes kombëtare nën llogo dhe direktiva të huaja, nuk fshiheni dot as pas figurës time dhe as pas fabrikimeve që i bëni ndaj atyre, të cilët një jetë të tërë ia kanë kushtuar çështjes kombëtare.

Ju sot është dashur të kalbeni burgjeve për tradhëtinë e bërë dhe të pështyheni nga ky popull i përvuajtur, dhe jo të dilni haptas që edhe njëherë të luftoni për kthimin e vëllazërim-bashkimit dhe t’i mashtroni shqiptarët hapekrahë.

Por, mendja ju gënjen, veten e mashtroni dhe nuk do të mund t’u shpetoni kurrë veprave tuaja makabre në dëm të popullit shqiptar. Sa për dijeni, edepsëzët si ju, unë as që i bëj hesap…