Tension në BE, Ministri italian anulon vizitën në Paris

0

Klima e tensionuar e orëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të akuzave që Parisi zyrtar i ka bërë qeverisë italiane ka çuar në anullimin e vizitës së punës së parashikuar gjatë ditës së sotme në Francë mes ministrit italian të Ekonomisë Giovanni Tria e homologut të tij francez Bruno Le Maire.

Qeveria italian informon se takimi mes dy ministrave të ekonomisë është anulluar për shkak të tensioneve mes dy vendeve për çështjen e emigrantëve. Të dy ministrat kanë zhvilluar një bisedë të mirësjelltë telefonike duke e shtyrë takimin e tyre në një datë e vendndodhje ende të pacaktuar.

Komentet

komentet