Tensione dhe kundërshtime mes LDK- VV, koalicionimi në rrezik

0

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese dhe LDK si parti e dytë nuk kanë arritur të lidhin koalicionin bashkëqeverisës.Së fundi nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi deklaroi se gjashtë bisedimeve që patën me LDK-në, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu ka thënë shumë herë “Çohuni se nuk ka asgjë”.Madje ai tha se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së ende nuk është refuzuar, por tha se nuk ed i arsyen pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre joserioze dhe antirugoviane.

Por është pikërisht Agim Veliu i cili ka deklaruar se kjo gjë është një gënjeshtër e kulluar.Në një prononcim të dhënë për Indeksonline, Veliu tha se kjo është gënjeshtër e kulluar dhe se kur kanë përfunduar takimet zakonisht kanë pritur që mysafirët të thonë se po zgjohen.
“Kurrë ashtu nuk kam thënë, kjo është gënjeshtër e kulluar. Kur janë kryer takimet, ne jemi qu se zakonisht mysafiri thotë po qohemi. Po gjithmonë kur kemi konstatuar që ën atë takim nuk kemi pas çka me thënë më tepër”, shtoi Veliu. Veliu tha qartazi se Bislimi ka gënjyer lidhur me këtë deklarim.Mbetet të shihet se si do të zhvillohet çështja e koaliconi VV-LDK në ditët në vazhdim, se ad o të arrihet apo jo një bashkëqeverisje e këtyre dy partive.