Në BDI janë rritur tensionet ditëve të fundit para caktimit të nominimeve se kush do të marrë dritën jeshile për drejtorë. Por nga ana tjetër, edhe drejtorët e deritanishëm të drejtorive dhe agjencive qeveritare po lobojnë tek Ali Ahmeti për të mbetur në postet e tyre. Siç mëson INA, disa kanë ofruar edhe mbështetje më të madhe financiare përmes donacioneve për partinë nëse do të ngelen në postet ku janë.
Në çdo degë janë nga 3 deri në 5 propozime të shënuara për drejtorë, të cilat më në fund do ti caktojë kreu partiak, ndërsa vulosjen e tyre e bën Ahmeti.
“Nga disa degë për një post drejtori janë dhënë deri në 5 propozime me emra që duhet të vlerësohen. Kjo është bërë për të mos krijuar përçarje dhe për ti dhënë të gjithve hapësirë, por më në fund do të vendoset nga Ahmeti”, theksoi për INA, një zyrtar partiak.
Sipas tij, disa emra të lansuar ditëve të fundit nuk janë në mesin e kandidatëve, sepse kryesisht po kërkohen figura të reja. Së fundi ishin shkruar emra të kandidatëve për drejtorë, mes të cilëve kryesisht ish-ministrat e rinj të BDI-së gjatë qeverisjes kalimtare. (INA)