Tensione në gjyqin për Llaskarcën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2023

Ngjalli debate dhe krijoi atmosferë të tensionuar në gjykatë, por mungesa për së treti herë e ekspertit Zekirija Zekiri nuk arriti të shtyjë këtë seancë gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë përkundër faktit se ai kësaj radhe, kishte deponuar deri te gjykata dokument që sipas tij, vërteton gjendjen mjekësore.

“Nuk e di pse nuk paraqitet, unë e kam parë në qytet dhe dukej mirë”, bërtiti njëri prej prindërve të viktimave në aksident ndërkaq prokurori publik Darko Jakimovski tha se ai që nga seanca e parë, e kishte paralajmëruar këtë situatë.

Përzgjedhja e ekspertëve që do të punonin këtë super-ekspertizë si dhe gjetjet e tyre ngjallën debat në opinionin publik. Përpos asaj që i tërë faji tentohet t’i adresohet shoferit të autobusit, këta ekspertë kanë tituj më të ulët akademik krahasuar me ekspertët që kishin punuar në ekspertizat paraprake si dhe udhëheqësi i ekipit, Zekirija Zekirit, është i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Prokurori Publik Darko Jakimovski në seancë tha se ekspertët Zekirija Zekiri dhe Damjan Mircevski, nuk figuronin fare në listën e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore, përkundër obligimit ligjor për këtë.

“Byroja për Ekspertizë Gjyqësore është e obliguar t’i publikojë listat e bashkëpunëtorëve të jashtëm, ekspertë dhe vlerësues në ueb faqen e vet,” – Ligji për Ekspertiza neni 43-x.

ALSAT konfirmoi shkeljen ligjore, përkatësisht atë se emrat e këtyre dy ekspertëve nuk ishin në atë listë. Megjithatë, pas bisedës telefonike me drejtorin e Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore, Valdet Xhaferi, këta dy emra ju shtuan listës.

Gjetjet e super ekspertizës tentoi t’i arsyetojë ekspertja Jovanka Savova, por përkundër tentativave, prokurori Jakimovski gjeti 3 gabime teknike që nga faqja e parë e super ekspertizës ndërsa u interesua se si kanë arritur në konkluzion këta ekspertë se koeficienti nën minimumin ligjor i frenave nuk ka qenë ndër shkaktarët e aksidentit. Sipas saj, nuk ekzistojnë dëshmi që shoferi i autobusit kishte frenuar, për këtë arsye, frenat nuk kanë pasur ndikim në fillimin e aksidentit tragjik.

Nga Koalicioni “Të gjithë për Gjykim të Drejtë” sërish dënuan përgjigjet siç thanë në kor të ekspertëve. Sipas tyre kjo përbën shkelje të ligjit për procedurë penale.

Seanca e radhës është caktuar për më 16 mars ndërkaq kanë kaluar më shumë se 4 vite nga ky aksident që mori jetën e 16 personave ndërkaq 37 i la të lënduar rëndë. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

INFO

NA NDIQ