Tensionet në veri të Kosovës, vjen paralajmërimi nga Vuçiq

INA
INA

10 Korrik, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia ka vazhduar luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike.

Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shkruan se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

Më tej, Vuçiq përsëriti frazën “dorëzimi nuk është opsion”, që edhe djali i tij, Danilo Vuçiç, e kishte si mbishkrim në bluzë, në organizimin për Vidovdan.

“Dhe këtë javë, Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, shkruan Vuçiq.

Presidenti serb ka përmendur takimet e bisedat e tij që ka pasur gjatë javës, duke thënë se të gjithëve ua ka paraqitur rrezikun e përshkallëzimeve dhe tensioneve të mëtejshme.

“Unë kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit, para së gjithash, të shikojnë kushtet e patolerueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Lufta vazhdon dhe intensifikohet, sepse dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

Jeff_Hovenier

Hovenier i kthen përgjigje Osmanit: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për draft-statutin e Asociacionit

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Qeveria-Kurti

Lirimi i Radoiçiqit, vjen reagimi nga kabineti i Kryeministrit Kurti

kufijte-780x380-1-1

Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak

Edi Rama

PS-ja e Ramës dorëzon rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë

INFO

NA NDIQ