Tentim për “puç” në Bashkësinë Fetare Islame? Pas mesnate shkarkohen 5 drejtorë

INA
INA

23/05/2023

Në BFI, është parandaluar një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu. Kështu mëson jozyrtarisht Alsat edhe pse nga ky institucion fetar nuk pranojnë se ka pasur përpjekje për zëvendësimin e kreut të saj. Nuk ka asnjë njoftim për arsyet që mund të kenë çuar grupin e të pakënaqurve për shkarkimin e Shaqirit ndërkohë që në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacionet e tilla. Dyshimet për këto zhvillime në BFI janë shtuar pas vendimit të kreut të saj, Shaqir Fetahu i dielën pas mesnate ka shkarkuar pesë anëtarë të Rijasetit dhe atë:

Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu”
Mustafa Dauti – drejtor për komunikim me jashtë
Jusuf Zimeri – drejtor i Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI
Muhamer Veseli – drejtor i Agjencisë për Sistemin Hallall, si dhe
Rexhep Ziberi – drejtor i Shoqatës “Ilmie”

Nga Bashkësia Fetare Islame nuk japin asnjë informatë zyrtare lidhur me arsyet e shkarkimit. Në bisedë të shkurtër me kreun e BFI-së Shaqir Fetahi ai tha se nuk bëhet fjalë për asnjë tentim për shkarkimin e tij, por thotë se është bërë vetëm sistemimi i vendeve të punës.

Alsat tentoi të bisedojë me disa nga të shkarkuarit. Jusuf Zimeri, drejtor i sektorit për çështje Fetare-Arsimore, njëkohësisht edhe kryetar i mexhlisit për fetfa në Maqedoni. Ai tha se ndodhet në pushim mjekësor dhe ende nuk ia kanë dërguar vendimin e shkarkimit.

“Siç duket thirren në sistematizim të vendeve të punës. Unë zyrtarisht prej Rijasetit të BFI-së nuk kam pranuar vendim për shkarkim as për sistemim. Muhabet privat në telefon më kanë thirr miq dhe më kanë treguar njerëzit, por unë jam person institucional dhe zyrtarisht nuk kam pranuar asgjë. Por sistematizimi duhet të jetë konform profesionit dhe përgatitjes profesionale. Më kanë treguar se tu ka ndërruar vendi i punës, unë vendim zyrtar nuk kam marrë”, u shpreh Jusuf Zimeri, drejtor i Sektorit për Çështje Fetaro Arsimore në BFI.

Nga të shkarkuarit e lartë përmendur, menjëherë është zëvendësuar drejtori i Medresesë “Isa Beu”, postin e të cilit tani e ushtron Islam Islami. Për emërimin e Islamit është bërë edhe njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të Medresesë. Në njoftim potencohet vetëm emërimi dhe biografia e drejtori Islam Islami, por nuk është shënuar as edhe një fjali për drejtorin e deritanishëm. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besar durmishi

Besar Durmishi: Sot festojmë sepse kemi rezultat historik

arben-taravari-ali-ahmeti

Taravari demanton se ka takuar Ahmetin

Izet Mexhiti

Mexhiti: Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!

vanja

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

arben taravari

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

kurti gjermani

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

vucic

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

INFO

NA NDIQ