Tentoi të digjte veten dhe gruan natën e ndërrimit të viteve, shqiptari rrëfehet para autoriteteve greke: E bëra për…

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/01/2023

Një 50-vjeçar shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes është lënë në burg nga autoritetet greke.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje.

Siç raportojnë mediat greke shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është shprehur: “Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”.

Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën.

Por ky pretendim nuk ishte bindes nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.

Si ka ndodhur ngjarja?

Shqiptari, i cili punon në ndërtim në shtetin helen në hyrje të pallatit priste ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Ndërkohë që ajo parkonte makinën ku ishte edhe djali i tyre ai e ka spërkatur me benzine, duke e kërcënuar se do ti vërë flakën.

Sipas policisë, ka qenë djali i tyre 17-vjeçar i cili ka reaguar me qetësi dhe ka neutralizuar të atin, ndërsa nëna e tij është larguar dhe më pas ka telefonuar policinë.

Më pas 50-vjeçari është larguar me biçikletë dhe ka shkuar në sheshin qendror ku ka kërcënuar se do të digjte vetën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar./BW

TË FUNDIT

VIDEO/Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike (VIDEO)

BDI: E vërteta për tragjedinë e Koçanit, çfarë ndodhi dhe kush e lejoi?

Gjendja e 15 pacientëve nga Koçani që mjekohen në Bullgari është stabile

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, mbi 20 persona të dyshuar, pesë pacientë në gjendje kritike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË