Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Belgjikë.
38-vjeçari akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 shtetas (punonjës policie, jashtë shërbimit).
Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër.
Gjatë operacionit të koduar “Capital” është arrestuar shtetasi DDiego Haxhira alias Teki Hanaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë).
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.