“Tentova të sillja Messin te Milan”, Maldini zbulon prapaskenën: U tërbova kur e kërkoi edhe Inter…

Picture of INA
INA

23/11/2023

Milan është në krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 4 ndeshjesh në Serie A, por edhe në Champions League rrezikon të mos kalojë grupin. E ndërsa kuqezinjtë po përgatiten për sfidën ndaj Fiorentinës në “San Siro”, me Piolin që tashmë i është ngushtuar rrethi shumë, një prapaskenë është zbuluar nga ish-drejtori Paolo Maldini, i cili pohoi se për 10 ditë u përpoq të sillte Lionel Messin kur ai u largua nga Barcelona.

Legjenda e Milanit po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si drejtues. “Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë.

Kur lexova se mund të shkonte edhe tek Interi, u tremba dhe prandaj tentova të bëj të pamundurën për ta veshur kuqezi, por siç e thashë, nuk ishin kushtet e duhura” – u shpreh Maldini.

Si përfundim, Messi nënshkroi për dy vite me PSG-në, ku përfitoi gati 40 milionë euro në sezon, ndërsa te Milan ose tek Interi nuk do të mundej kurrë të merrte një pagë të tillë. Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të Scudetto-s në Serie A përpara përballjes së së dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës. “Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.

TË FUNDIT
20 orë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
20 orë
Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024
20 orë
Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester
20 orë
Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve
20 orë
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

sylvinjo silvinjo

Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024

guardiola

Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester

bresti

Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve

mbappe

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Pep Guardiola

E konfirmon Guardiola: Do të jem në Man City edhe sezonin e ardhshëm

dybala

Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n

kf besa doberdoll

Besa besë, habit me një veprim në Maqedoninë e Veriut

xherdan shaqiri

Dhimbje koke për Xherdan Shaqirin, media zvicerane ia përmend edhe pagën e lartë

INFO

NA NDIQ