Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

INA
INA

05/06/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e tyre për ta destabilizuar Ballkanin, Moldavinë, Ukrainën, BE-në, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Thesarit më 5 qershor, ata luajtën rol të rëndësishëm në fushatën ruse për ta destabilizuar Moldavinë dhe për ta nxitur një kryengritje atje.

“Ata analizojnë vendet e cenueshme ndaj ndikimit dhe ushqejnë frikën që minon besimin në parimet demokratike në vendet e synuara,” thuhet në deklaratë.

Shtatë të sanksionuarit akuzohen për provokim, trajnim dhe mbikëqyrje të protestuesve në Moldavi me qëllim për ta rrëzuar presidenten Maia Sandu dhe qeverinë e re me prirje perëndimore, në fillim të këtij viti.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Konstantin Sapozhnikov, njëri nga individët e sanksionuar, e drejtoi grupin dhe gjithashtu organizoi komplotin për ta destabilizuar qeverinë moldave. Personat e tjerë të sanksionuar janë Yury Makolov, Gleb Khloponin, Svetlana Bojko, Aleksei Losev, Vasily Gromovikov dhe Anna Travnikova.

Në shkurt dhe mars, disa mijëra njerëz dolën në rrugë në kryeqytetin moldav, Kishinau, kundër presidentes Sandu dhe qeverisë pro-perëndimore të Moldavisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Sandu dhe i kërkuan qeverisë t’i paguajë faturat e qytetarëve pas rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar nga vendimi i Rusisë për t’i ulur eksportet e gazit natyror në Evropë.
“Tentativat e Rusisë shfrytëzojnë shqetësimet e qytetarëve të këtyre vendeve, për t’i destabilizuar qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime për interesat e vetë Moskës. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara, së bashku me BE-në, të synojnë individë që përfshihen në aktivitete të tilla kundër qeverisë së Moldavisë“, tha në deklaratë nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Shumë persona në mesin e turmës u identifikuan si të lidhur me Partinë Shor, të afërt me Rusinë. Ilan Shor, manjati që themeloi Partinë Shor, u largua nga Moldavia pas zgjedhjes së Sandu më 2019.

Sandu dhe qeveria duan që Moldavia, një ish-shtet i varfër sovjetik, të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe t’i shpëtojë ndikimit të Moskës. Kremlini kundërshton animin e Moldavisë drejt Perëndimit dhe ka përdorur burimet e saj energjetike si një mjet për ta ndëshkuar atë. Megjithatë, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në ndonjë komplot të fshehtë për ta destabilizuar Moldavinë/REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Profesori amerikan tregon befasinë më të madhe të përballjes në KS të OKB-së: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani – Putini e ka…!

dacic-1

Asambleja e OKB voton sot për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Daçiç: Do të shohim kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë

vjosa osmani okb grate e dhunuara

“Vuçiq u tensionua kur na pa dhe i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

inspektorati-696x392-1

Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

gjermani jeta

“Gasterbajterat” në hall me qiratë në Gjermani, në qytetet e mëdha edhe më keq

vucic okb

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

INFO

NA NDIQ