Teologu Nuhiu: Ramazani nuk duhet të jetë shkak i mos shkuarjes në punë apo lënien anësh të procesit mësimor

Picture of Ina Online
Ina Online

01/03/2025

Besimtarët myslimanë filluan Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në çdo familje myslimane ky muaj sjell gëzim e të mira pa fund. Sipas teologut Sabaatin Nuhiju, Ramazanit është mundësia e artë që çdo person të ndryshoj, t’i zbatoj urdhrat e Allahut dhe të largohet nga ndalesat e tij, shkruan Alsat.

Gjithashtu, Nuhiju sqaroi për Alsat se si duhet të veproj një mysliman për një Ramazan të suksesshëm. Ai shtoi se myslimani nuk duhet të përmbahet vetëm nga ushqimet dhe pijet por edhe veprimet e tjera.

“Në këtë Muaj të Bekuar të Ramazanit duhet të agjërojnë edhe gjymtyrët e shqisat tona. Le të ndalojmë vetveten tonë nga të shikuarit në haram, le të ndalojmë gojën tonë nga gënjeshtra dhe nga fjalët e pahijshme, le të ndalojmë gojën tonë dhe sjelljet tona nga veset e këqija. Besimtari duhet të jetë i këndshëm dhe të mundohet që veprën e keqe që I bëhet ta kthej në mënyrën më të mirë”, tha Sabaatin Nuhiju, teolog.

Teologu Sabaatin Nuhiju kujton se Muaji i Ramazanit nuk duhet të jetë shkak i mos realizimit të plotë të orarit të punës nëpër institucione të ndryshme, madje duke përfshirë edhe procesin mësimor.

“Marrë parasysh vlerën që ka puna dhe që ka mësimi që e kemi të obligueshëm duhet t’I japim hakun, posaçërisht në këtë muaj duhet të jemi edhe më aktiv. Mos të jetë pengesë, edhe një herë e përsëris që ashtu siç e kemi bërë zakon apo ndoshta dikush gjen arye që jam me Ramazan dhe duhet të pushojmë tash sa më shumë apo duhet të vonohemi në shkollë, por jo. Ky muaj I bekuar le të na bëj neve më aktiv dhe le të jemi më të koncentruar në punët tona që të jemi shembull edhe për të tjerët”, u shpreh Sabaatin Nuhiju, teolog.

“Mendon se do të kesh pak vështirësi për tu zgjuar në mëngjes për të shkuar në shkollë? Jo, nuk kam aspak vështirësi, jam e rregullt në shkollë, bile më duket se edhe është më lehtë”.

Teologët kujtojnë se edhe pse Ramazani këtë vit zgjat vetëm 29 ditë, vlerat dhe mësimet e tij mund dhe duhet të zgjasin gjatë gjithë vitit. Ramazani nuk është thjesht një periudhë sakrifice, është një mundësi për të qenë më të mirë, më të përulur dhe më të ndjeshëm ndaj botës që na rrethon./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË