Teologu Senad Halitoviçi zgjidhet myfti i ri i Sanxhakut

0

Teologu Senad Halitoviç u zgjodh të shtunën myfti i Sanxhakut në Serbi, një zonë e banuar kryesisht nga boshnjakët. Halitoviçi u votua unanimisht myfti i ri i Sanxhakut në zgjedhjet e mbajtura në Xhaminë e Sulltan Fatihut, në qytetin Tutin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, deklaroi gjatë fjalës së rastit se votimi u realizua si rezultat i një pune të gjatë. “Myftiu i porsazgjedhur është perlë e institucionit tonë. Ai u zgjodh si përfaqësues i imamëve të Sanxhakut. I uroj Halitoviçit suksese në misionin e tij të ri”, tha kryetari Nasufoviç.

Ndërsa myftiu i porsazgjedhur theksoi se qëllimi i tij në detyrën e re është të realizojë projekte afatgjata dhe të dobishme për Bashkësinë Islame.