Dihet që te Barcelona nuk kishte simpati të madhe për Interin dhe për të theksuar konceptin u kujdes Ter Stegen, portieri i katalanasve.
I intervistuar nga kolegët e Marca-s, numri një gjerman nisi një sulm ndaj zikaltërve që nuk kaloi pa u vënë re as në Spanjë: “Me Interin e kemi parë që me pak fat mund të arrish në finalen e Champions League”. Fjalë që do të bëjnë të diskutojnë edhe tifozët zikaltër.
Marrëdhëniet mes Interit dhe Barcelonës janë tensionuar veçanërisht pas përballjes së dyfishtë evropiane që u zhvillua në Champions League. Të dy klubet në veçanti luftuan për vendin e dytë në fazën e grupeve, që u dha zikaltërve akses për në raundin e 16-shes të garës për trofeun me veshë të mëdhenj pas Bayern. Tensioni ishte rritur mbi të gjitha me rastin e ndeshjes së parë në San Siro, e fituar 1-0 nga zikaltërit falë golit të Hakan Calhanoglu. Xavi mbi të gjitha, ishte ankuar për një penallti të supozuar që nuk iu dha blaugranës pas një topi me dorë nga Dumfries.