Terapia e re kundër kancerit, shkencëtarët thonë se vret 99% të qelizave kancerogjene

Picture of ina-online
ina-online

29/08/2024

Shkencëtarët nga Universiteti Rice, në Houston të SHBA-së dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë zbuluar një mënyrë të re për shkatërrimin e qelizave kancerogjene përmes dritës infra të kuqe, përcjell Koha.net.

Kjo teknikë inovative vë në pah fuqinë e vibrimit të molekulave që nxitet nga rrezet infra të kuqe për t’i shkatërruar qelizat kancerogjene, duke ofruar shpresë të re në luftën kundër kancerit, shkruan “BrighterSide”.

Ekipi i shkencëtarëve krijuan një lloj çekani me anë të disa molekula, të cilave ju referohen me termin “plasmone” të cilat kur vendosen në afërsi të dritës infra të kuqe, shpërndajnë vibrime në mënyrë të sinkronizuar, gjë që çon në shkatërrim të membranave të qelizave kancerogjene.

Gjetjet, që u publikuan në “Nature Chemistry”, kanë treguar rezultat efektiv duke eliminuar 99 për qind të melanomave te minjtë në laborator.

Këto molekula operojnë me shpejtësi të madhe dhe i përgjigjen dritës infra të kuqe, një arritje që konsiderohet të jetë e paprecedentë.

Një ndër përparësitë e mëdha që krijohet me afrimin e këtyre molekulave me dritë infra të kuqe, është aftësia për të hyrë thellë në brendi të trupit të njeriut pa shkaktuar dëme në indet e shëndosha.

Me efikasitet mbresëlënës e shumë pak invaziv, ky zbulim mund të revolucionarizojë trajtimin e kancerit, duke ofruar shpresë për pacientët.

“Vibrimet e Mira” të shkencës kanë sjellë me të vërtetë një valë të re të optimizmit kundër kancerit.
Kimisti James Tour, këtë metodë po e konsideron si të jashtëzakonshme.

Ekipi i tij më parë ka bërë trajtime me komponime të tjera të pajisura me disa zinxhirë të atomeve që aktivizohen përmes dritës për të hyrë në zonën e membranave të infektuara me baktere, qeliza kancerogjene e kërpudha, që nuk trajtohen me barna, për t’i shkatërruar ato.

“Rrezet infra të kuqe mund të arrijnë në thellësi prej 10 centimetrash, gjë që është shumë më shumë se sa mund të bënim me nanodrilet të cilat mund të depërtonin vetëm gjysmë centimetri në trupin e njeriut, ky është avancim i madh”, thuhet në deklaratën e studimit./Koha.net

TË FUNDIT
2 ditë
Miratohet vaksina e parë Mpox për përdorim global
2 ditë
Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte
5 ditë
OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese
1 javë
Fruthi konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjari i Poshtëm
1 javë
Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë (VIDEO)

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

vaksine

Miratohet vaksina e parë Mpox për përdorim global

vaksine

Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte

barnatore biznes farmaci

OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

fruthi

Fruthi konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjari i Poshtëm

kevin dervishi

Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë (VIDEO)

barnatore biznes farmaci

Lista e re e barnave prej më 16 shtator

OBSH

Kolera ngre alarmin e ri në OBSH: 71% vdekje më shumë krahasuar me një vit më parë

Mushkonja Mickoja

“Ethet e Nilit”/ Konfirmohen edhe 3 raste të reja në Elbasan

pem

Para apo pas ushqimit, kur duhen konsumuar frutat

INFO

NA NDIQ