Tërë ditën zvarritje për guvernatorin e ri! Emrin e di vetëm presidentja, a do ta mësojë edhe Kuvendi?!

Picture of INA
INA

21/05/2025

Tërë ditën pritje për atë se kë do ta propozojë presidentja, Gordana Siljanovska Davkova për guvernator të ri të Bankës Popullore. Edhe pse që herët në mëngjes paralajmëroi se emri është i njohur dhe se atë duhet të kumtojë Kuvendi, ku sipas ligjit dorëzohet propozimi, vetëm disa orë më vonë, presidentja, edhe pse përsëriti qëndrimin se emri është i njohur, shtoi se para nisjes së saj në udhëtim zyrtar, dokumenti do të saktësohet në vijim.

“Sot do të finalizohet para se të largohem në Itali”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Kjo u tha para se të paralajmërohet takimi me kryeministrin, Hristijan Mickoski, i cili shkoi në rezidencën e Presidentes që ta mësojë emrin që do ta propozojë deri në Kuvend. Mickoski pohonte se deri në mbajtjen e takimit nuk e ka ditur se cili nga tre kandidatët që u përmendën në opinion është propozuar.

“Unë i di emrat e kandidatëve që ishin në bisedë te presidentja dhe për të gjithë kam mendim personal”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Presidentja të dielën kishte konsultime me guvernatoren aktuale Anita Angellovska Bezhovska si dhe me ish ministrat për financa nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllaveski i cili momentalisht udhëheq me Këshillin e Qytetit të Shkupit. Sipas Ligjit nuk ka asnjë pengesë që deri në ditën e marrjes së funksionit, guvernatori i ardhshëm të jetë aktiv në politikë.

“Ligji nuk lejon përderisa jeni në funksion, ashtu thotë neni, përderisa jeni në funksion, ta dini se funksioni është inkompatibil me anëtarësimin partiak. Ashtu thotë ligji. Nuk thotë se nëse ndonjëherë keni qenë, kemi pasur guvernatorë të shkëlqyeshëm, Petar Goshev, i cili ka qenë kryetar i partisë. D.m.th. nuk ka pasur problem në këtë aspekt. Megjithatë puna është në atë se përderisa ju jeni në funksion, të harroni ndikimet partiake dhe të udhëhiqni nga sfida e profesionit”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Edhe pse sipas Kushtetutës guvernatorin e propozon Presidenti i shteti, zgjedhja e tij duhet të jetë në koordinim me shumicën parlamentare për shkak se për zgjedhje nevojiten vetëm 61 deputet apo shumicë e thjeshtë.
Mandati i guvernatores aktuale Bezhovska ka skaduar dje dhe kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që në afat ligjor nuk është zgjedhur pasardhësi. Por sipas Ligjit deri te zgjedhja e guvernatorit të ri apo rizgjedhjen e atij aktual, funksionin me autorizime të plotfuqishme e kryen Guvernatori mandati i të cilit ka skaduar.

TË FUNDIT

Taravari kritikon qeverisjen aktuale: VLEN u shndërrua në përpjekje të dështuar

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË