Policia ka ndaluar një qytetar nga Shkupi, i cili dje u filmua derisa me makinën e tij po tërhiqte një kalë të lidhur.
Personi i cili është filmuar dje duke vozitur veturën Golf me targa të Shkupit, me një kalë të lidhur në grep në veturë dhe duke lëvizur nëpër qytet, është identifikuar nga policia, konfirmojnë nga SPB Shkup.
Rasti shkaktoi një sërë reagimesh në rrjetet sociale pasi video u bë virale më 17 prill 2025. Policia nisi menjëherë procedurën për përcaktimin e identitetit të autorit dhe dokumentimin e krimit, i cili bie nën “torturën e kafshëve” në zbatim të nenit 233 të Kodit Penal.