Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Kermadec pranë Zelandës së Re, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash dhe fillimisht u raportua një magnitudë 7.3, por më vonë korrigjoi të dhënat në 7.1, raportojnë mediat britanike.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësorin amerikan njoftoi se kërcënimi i cunamit ka kaluar në zonën përreth ishullit Kermadec. (INA)