Një tërmet i fuqishëm ka goditur në qendër të Japonisë të premten, me një të vdekur dhe 13 të lënduar.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.2 ballë.
Zyrtarët paralajmëruar banorët për dridhje të tjera të mundshme, por thanë se nuk ka rrezik për cunami, raportoi AP.
Viktima dukej se kishte rënë nga një shkallë në kohën kur ndodhi tërmeti.
U raportua edhe për dëme materiale, shtëpi të shkatërruara që kishin lënë banorë të bllokuar.