Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Evia. Mediet greke bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se tërmeti është ndjerë deri në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 22:06 me orën lokale.

Thellësia fokale e tërmetit është 5 km, ndërsa epiqendra 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evian jugore./Shenja.tv