Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë veriperëndimore në orën 12:49 sipas kohës lokale, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.2 ballë dhe epiqendra ka qenë në pjesën e brendshme të detit Marmara, afër Silivrit, në periferi të Stambollit.
Tërmeti është ndjerë në shumë provinca fqinje, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaia njoftoi në rrjetet sociale se të gjitha shërbimet përkatëse filluan menjëherë kontrollin në terren, për të vlerësuar dëmet e mundshme.
“I uroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti”, ka shkruar Jerlikaia.