“Tërmet” te Gjermania, shkarkohet trajneri Hansi Flick

ina-online
ina-online

10 Shtator, 2023

Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar. Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta. Tekniku 58-vjeçar numëron 25 ndeshje në krye të Kombëtares së “Panzerave”, ku ka marrë mesatarisht 1.72 pikë për ndeshje.

Në 6 ndeshjet e fundit, një nga Përfaqësueset më të mëdha në botë ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë. Pika që mbushi kupën ishte disfata e mbrëmshme ndaj Japonisë në miqësore, me shifrat 1-4.

Tashmë Gjermania synon që shumë shpejt të gjejë trajnerin e ri, për të nisur menjëherë nga puna. Për ndeshjen miqësore të planifikuar të martën më 12 shtator kundër Francës, kombëtarja do të drejtohet nga Rudi Voller (drejtor aktual teknik i ekipit gjerman) dheHannes Wolf (trajneri i ekipit nën 20 vjeç dhe me rol menaxherial në kombëtaren e seniorëve). Kujtojmë që gjermanët janë të kualifikuar direkt për në europian, pasi janë vend organizator.

“Komiteti ra dakord që kombëtarja gjermane ka nevojë për një shtysë të re pas rezultateve zhgënjyese. Për të shkuar në Kampionatin Europian verën e ardhshme, ne kemi nevojë për besim dhe optimizëm për ekipin tonë. Ky ka qenë një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr gjatë kohës sime në këtë rol, sepse e respektoj vërtet Hansi Flik dhe ndihmësit e tij, si në nivel profesional ashtu edhe personal. Suksesi sportiv është i një rëndësie të madhe për Federatën, prandaj ky vendim duhej të merrej”, shkruan Federata.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

Armend Destani

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

klubi karate kumanove bashkimi

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

INFO

NA NDIQ