Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë/ Mbi 150 të vdekur në Mianmar dhe Tajlandë (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

29/03/2025

Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.

Nga Mianmari njoftohet se tërmeti ka shkatuar të paktën 144 të vdekur. Ndër rajonet e prekura janë Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Po ashtu njoftohet për 732 të plagosur.

Në Mianmar është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për gjashtë rajone, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit Naypyitav dhe qytetin Mandalay.

Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.

Dëmtohen objekte historike

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme tek objektet historike në Mianmar. Ndër objektet e dëmtuara janë edhe pjesë të ish-pallatit mbretëror në Mandalay, i cili gjendet në epiqendrën e tërmetit.

Po në Mianmar prej tërmetit u shemb një ure dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe sipas ekipeve të shpëtimit njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.

Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë që ta dalin informacione.

Në Bangkok u shemb një godinë 30-katëshe

Ende qarkullojnë shifra të ndryshme se sa punëtorë gjendeshin në momentin e shembjes në këtë ndërtesë, e cila ishte në proces ndërtimi dhe sa prej tyre kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Deri tani zëvendëskryeministri i Tajlandës Phumtham Vechajachai ka konfirmuar se gjatë aksidentit kanë vdekur tre punëtorë. Kurse agjencia e lajmeve Reuters njoftoi, duke cituar një burim të paidentifikuar, se deri tani në Tajlandë ka nëntë të vdekur. Tetë nga këto viktima ishin punëtorë që humbën jetën si pasojë e shembjes së ndërtesës së lartë.

Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndihma ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sëAntonio Guterres tha: “u dërgoj ngushëllimet e mia qeverive dhe njerëzve të rajonit”. Sistemi i OKB-së në rajon po mobilizohet për të ndihmuar njerëzit në nevojë.- tha Guterres.

Edhe Bashkimi Evropian, SHBA dhe vende të tjera, si India, ofruan ndihmë për Mianmarin dhe Tajlandën.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra gjermane për shkenca gjeologjike GFZ raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake./DW

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË