Terrorizëm, alarmi në Evropë rritet! Bild: Celula xhihadiste planifikon sulme për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

ina-online
ina-online

24/12/2023

Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kështu shkruan gazeta “Bild”. Terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor. Disa xhihadistë të përfshirë në plan u arrestuan të shtunën, përkatësisht në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e kërcënimit, veçanërisht duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera të adhurimit si objektiva të mundshëm.

Kontrollet në katedralet në Këln dhe Vjenë

Në Katedralen e Këlnit, njësitë e qenve të policisë ndërhynë në kërkim të eksplozivit pas indikacioneve për një sulm të mundshëm. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale. Një masë e ngjashme do të ketë të bëjë me Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë. Sipas “Bild”, xhihadistët e arrestuar janë Taxhikë, të cilët thuhet se kanë planifikuar sulme në emër të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, Provinca Khorasan (ISPK), një degë e grupit terrorist në Afganistan.

Alarm edhe në Itali për natën e ndërrimit të viteve

Edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë. Në një qarkore dërguar të gjithë prefektëve nga Departamenti i Sigurisë Publike, lexojmë se “shumë njerëz do të grumbullojnë sheshe, klube dhe restorante në natën e ndërrimit të viteve dhe, duke pasur parasysh kontekstin aktual delikat politik ndërkombëtar, të karakterizuar nga përkeqësimi i tensioneve, veçanërisht në zonën e Lindjes së Mesme, të cilat kanë rritur rrezikun e veprimeve terroriste, këto festime “paraqesin ngjarje që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

kosov kroaci

A e rekomandoi ambasada e Kosovës një kosovar të pranojë dokumentet e Serbisë? MPJ deklarohet për rastin

kamberi vucic

Vuçiç fton shqiptarët në qeverinë e re, cila ishte përgjigja ndaj tij?

Prokuroria

Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

Biden

Biden shpreson për një pauzë të luftimeve në Gazë gjatë Ramazanit

INFO

NA NDIQ