“Terrorizëm dixhital”- Berisha: Rama s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Kreu i PD-së Sali Berisha kërkoi dje mobilizim të strukturave të PD-së për të mbledhur sa më shumë njerëz ditën e shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Berisha takoi në selinë e PD-së anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Ai inkurajoi demokratët për pjesëmarrje të lartë në protestën e lajmëruar në 11 shkurt, duke thënë se kjo datë është dita e fundit e kryeministrit Rama. “Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën.

Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi. Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë”, deklaroi kreu i PD-së.

AKTIVISTI

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se korruptoi zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal për të goditur Partinë Demokratike. Sipas tij, Kryeministri e ka përdorur ish-agjentin e FBI-së McGonigal si “vrasës me pagesë kundër opozitës”, ndërsa bëri të qartë se ai nuk e lëshon pushtetin, por njeh vetëm frikën dhe forcë. “Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO.

Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA-së. Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën.

McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës. Viktimat më direkte më të dhimbshme të kësaj afere janë opozitarët shqiptarë, janë shqiptarët. Edi Rama e përdori McGonigal për t’i futur një thikë. E përdori si vrasës me pagesë si kundra nesh. Ke një Mcgonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD në xhep të Edi Ramës. Ky është një krim makabër. A e realizoi këtë. E realizoi 100%, sepse Rama këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash për të cilën dënohej të paktën 6 vite burg. Sepse ende nuk tregon ku i mori paratë dhe kjo tregon se ke para të pista. Ky pasi e çoi në prag dënimi e bllokoi dosjen dhe në kundërshtim me ligjin nuk e çoi në gjykatë të lartë. Ne jemi viktimat me kryesore të RamaGate. Pas këtij akti, duhej akti tjetër që opozita të mos ekzistonte vetëm si fasadë, duhej shpallu non-grata Sali Berisha dhe më pas të gjitha zgjidheshin.

Edi Rama funksionon si bos i një organizate kriminale”, tha Berisha. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se opozita është viktima e vërtetë e “RamaGate”, ndërsa theksoi se rasti i McGonigal nuk është i izoluar. Sipas tij fuqia korruptive e Kryeministrit ka vepruar edhe tek diplomatë apo parlamentarë. Berisha theksoi se skenari i Ramës është që të mos lejojë futjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. “Ne jemi viktimat kryesore të ‘RamaGate’, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër që opozita të mos ekzitonte veç si fasadë, duhej shpallur non grata Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin. Rama, ky kriminel i vërtetë që është bos i një organizatë kriminale”, u shpreh Berisha.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

bajram begaj

Fitër Bajrami, presidenti Begaj mesazh urimi për besimtarët myslimanë: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

edi rama

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

bujar spahiu

“Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave”, mesazhi i kreut të KMSH-së për Fitër Bajram (VIDEO)

ilir-meta

VIDEO/ Meta hipën sërish mbi shtyllë: Përshëndetje për ata që menduan se u ngjita me helikopter

tirana shqiperi

734 mijë vizituan Shqipërinë gjatë marsit

INFO

NA NDIQ