Tesla e Elon Musk raporton fitime marramendëse në 6 muajt e parë të vitit 2021

Kompania Telsa që drejtohet nga Elon Musk nuk njeh krizë. Edhe pse në të gjithë botën mungojnë çipat për makina dhe shumë kompani janë në krizë, Tesla raporton se muajt e parë të vitit 2021 ka shtuar shitjet.

BBC raporton se shitjet e kompanisë së Elon Musk u rritën në 12 miliardë Dollarë deri në fund të Qershorit, nga 6 miliardë Dollarë fitime që ka pasur një vit më parë.

Prodhuesi i makinave elektrike mësohet se ka shitur më shumë se 200 mijë makina për 6 muajt e parë, një rekord shitjesh duke e krahasuar me periudhën e njëjtë në vitet e kaluara.

Shitja e rekord e makinave të Tesla ka ardhur dhe nga pëlqyeshmëria e publikut për këto lloj makinash. Modelet më të shitura janë “Model 3” dhe “Model Y”.

Ndërkohë gjigandë të tjerë të makinave të tilla si Ford dhe General Motors janë detyruar të ndërpresin prodhimin përkohësisht në disa fabrika të SHBA, pasi janë goditur nga mungesa globale e çipave./tvklan.al