Tesla nën hetime për nivelin e sigurisë së makinave

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2023

Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Tesla-s mund të shkëputet gjatë vozitjes, rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve kanë nisur një hetim lidhur me këtë çështje.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, hetimi raportohet se përfshin mbi 120.000 automjete nga modeli i vitit 2023.

Agjencia pretendon se në të dyja rastet kur Modeli Y iu kishte dorëzuar klientëve, atyre iu mungonte butoni që mban timonin dhe ndihmon në drejtimin e makinës. Timoni i makinës së këtij modeli mbahej nga pjesë të tjera të automjetit, por për shkak se në këtë model mungonte butoni, bënte që timonin të binte.

Në dokumentet e postuara të mërkurën, agjencia pretendoi se të dy ngjarjet ndodhën për makinat që ishin ende relativisht të reja.

Modeli Y është një automjet sportiv i shërbimeve që kombinon karakteristika të makinave që përdoren relativisht për përdorim të përditshëm me pasagjerë si dhe me veçori të automjeteve që janë të përshtatshme edhe të vozitësh në terrene të ndryshme, shembull në shkretëtirë.

Hetuesit po shqyrtojnë shumë faktorë sikurse numri i madh i personave që kanë raportuar për këtë problem, numri i automjeteve që kanë pasur këtë defekt dhe procesin e prodhimit të makinave në Tesla.

Modeli Y është makina më e shitur e kompanisë Tesla.

Tesla, e cila ka shpërbërë divizionin e saj të marrëdhënieve me median, u kontaktua për të folur për këtë situatë.

Në një ankesë të paraqitur në NHTSA, më 29 janar, një pronar tha se ai po voziste me familjen e tij në Nju Xhersi, kur timoni u shkëput papritur. Pronari shkroi se pasi nuk kishte makina pas veturës së tij, ai ishte në gjendje të tërhiqej nga rruga. Ai makinën e kishte blerë më 24 janar dhe shtoi se në këtë ngjarje nuk u lëndua askush.

Në ankesë është përfshirë edhe një postim në Twitter i pronarit të kësaj makine, ku shfaqet videoja e timonit të shkëputur të Teslës së tij.

Fillimisht, një qendër shërbimi e Tesla vlerësoi se rregullimi i problemit do të kushtonte rreth 104 dollarë. Tutje, kjo qendër shërbimi për klientët i kërkoi falje klientit në postimin e tij në Twitter.

Kur pronari shkroi se kishte humbur besimin te Tesla dhe kërkoi rimbursim, qendra e shërbimit hoqi tarifën dhe shkroi se Tesla nuk ka një politikë kthimi, por ai mund të kontaktonte sektorin e shitjeve dhe dërgesave.

Më vonë, klientit iu dha mundësia për të mbajtur makinën ose për ta zëvendësuar atë me një të re.

TË FUNDIT
15 orë
Bill Gates po kthehet drejt armëve bërthamore
19 orë
Inteligjenca artificiale paraqet rrezik për kompanitë e lajmeve
19 orë
WhatsApp sjellë një ndryshim tek storjet
2 ditë
Astronautët e NASA-s bllokohen në anije, nuk mund të kthehen në Tokë
2 ditë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

ME TE LEXUARA

19 orë
Inteligjenca artificiale paraqet rrezik për kompanitë e lajmeve
15 orë
Bill Gates po kthehet drejt armëve bërthamore
19 orë
WhatsApp sjellë një ndryshim tek storjet

LEXO MË SHUMË

bill

Bill Gates po kthehet drejt armëve bërthamore

intelegjenca artificiale

Inteligjenca artificiale paraqet rrezik për kompanitë e lajmeve

whatsapp-main-600x360

WhatsApp sjellë një ndryshim tek storjet

nasa2

Astronautët e NASA-s bllokohen në anije, nuk mund të kthehen në Tokë

arjeta puca shota

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

nagivacion telefon

Nëse udhëtoni jashtë vendit dhe ju duhet navigacion, këto janë aplikacionet pa internet

femij telefon

Alarmante/ Të dhënat e fundit tregojnë se fëmijët kalojnë shumë kohë në internet

roaming-800x445

Zero roaming me BE-në deri më 2027

Uljan Sharka

Një djalosh shqiptar krijon kompaninë e parë të Inteligjencës Artificiale në Itali me vlerë mbi 1 miliardë dollarë

INFO

NA NDIQ