Test i detyrueshëm për disa pasagjerë në Aeroportin e Bazelit

0

Personat që aterrojnë në EuroAirport të Bazelit nga Turqia, Izraeli dhe Serbia do të duhet të kontrollohen.

Pasagjerëve nga Turqia, Izraeli dhe Serbia u kërkohet të bëjnë një test për Covid-19 në EuroAirport Basel-Mulhouse. Masa hyn në fuqi të shtunën.

Testet kryhen “në mënyrë të detyrueshme dhe sistematike” për të gjithë pasagjerët nga mosha 12 vjeçare nga këto tri vende, kanë thënë të premten nga EuroAirport, informon Shtegu.com. Aeroporti ndodhet tërësisht në territorin francez, por menaxhohet bashkërisht nga Zvicra dhe Franca.