Testi i gjakut që mund të detektojë kancerin në 10 minuta

0

Një test i thjeshtë i gjakut që mund të diagnostikojë kancerin në vetëm 10 minuta është zhvilluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh.
Ky test gjaku zbulon sasi të vogla të ADN-së që lundrojnë nëpër vena, që mund të vijnë vetëm nga tumoret dhe jo nga qelizat e shëndetshme, transmeton lajmi.net.

Zbulimi mund të çojë në detektimin e hershëm të kancerit, rrjedhimisht edhe në shtimin e shanseve për shërim.

Në të ardhmen shpresohet përfundimisht se testi do të kryhet në të njëjtën kohë me testet e zakonshme të gjakut.

Mund të tingëllojë paksa optimiste, por supozohet që testi mund të kryhet edhe nëpërmjet një aplikacioni të destinuar për smartfonë.

Autori i studimit, Profesor Matt Trau, nga Universiteti i Queensland të Brisbane-s, tha se diagnostikimi i kancerit në kohë të hershme mund të jetë një fitore e madhe në fushën e mjekësisë.