Tetë bizneset e Devollëve të regjistruara me pasaporta serbe, ministrja Hajdari: Vendbanimet e Kosovës janë paraqitur si të Serbisë (VIDEO)

ina-online
ina-online

01/08/2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur sot një konferencë për medie, ku foli për rastin e pezullimit të certifikatave për disa biznese, në këtë rast edhe për Klan Kosovën, ndërsa një pjesë e madhe e gazetarëve dhe kameramanëve kanë vendosur ta bojkotojnë konferencën.

Me fillim të fjalës së saj, ministrja Hajdari u ndal në pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës, ndërsa u shpreh se e di shqetësimin e gazetarëve dhe punonjësve medial, por premtoi se ky veprim nuk nënkupton cenim të fjalës së lirë.

“E kuptoj shqetësimin e punonjësve medial, sidomos për rastin e biznesit Klan Kosova, por është e rëndësishme t’u siguroj se pezullimi i certifikatës së biznesit së Klan Kosovës nuk e kishte fare për qëllim që të kufizoj fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe punën e medieve në vendin tonë. Por vetëm që t’i zbatoj kërkesat legjitime sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona”, tha ajo.

Sipas Hajdarit, kjo lidhet me një proces administrativ si në rastin e Klan Kosovës ashtu edhe të tjera që janë identifikuar, pra kanë qenë vetëm zbatim i ligjit dhe “asgjë më shumë, e as më pak”.

Ajo tha se pretendimet se MINT ka vepruar që të kufizoj lirinë e medias janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.

“Ministria e Industrisë, Ndrëmarrësisë dhe Tregtisë është e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pa kompromis, pa përjashtim dhe p[a diskriminim. Rasti i Klan Kosovës dhe rastet e tjera që deri tani fatkeqësisht i kemi identifikuar janë 48 sosh. Kanë të bëjnë ekskluzivisht me çështje administrative për regjistrimin e bizneseve pranë ARBK-së dhe për të qenë të qartë ato kanë prezantuar me përmbajtje antikushtetuese, në këtë rast qytetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë”, ka sqaruar Hajdari.

Ajo tha se pas kësaj ARBK dje ka filluar procedurat e reja dhe fillimisht kanë shfuqizuar certifikatat për 5 biznese dhe të tjerat janë në procedurë.

E në mesin e bizneseve që janë të regjistruara me pasaporta serbe dhe vendbanimet e Kosovës i kanë paraqitur si të Serbisë, shumica janë të Devollëve.

Këto biznese që në të dhënat e tyre kanë përmbajtje antikushtetuese, në këtë rast qytetet e Kosovës i paraqesin si pjesë e Serbisë, janë:

THE BUSINESS CLUB L.L.C – Blerim Devolli

GLOBOSOS SHPK – Blerim Devolli

DEVOLLI GROUP SH.P.K – Erza Devolli

VITALAND L.L.C – Jona Devolli

FAICO SH.P.K – Blerim Devolli

ENERGY DEVELOPMENT GROUP-KOSOVA L.L.C – Vlera Devolli

KGO MEDIA INVESTMENTS HOLDING SH.P.K – KUSHTRIM GOJANI

AM INVEST GROUP SHPK – Çertifikaten e Biznesit të lëshuar nga Shkupi – Maqedonia e Veriut

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

albi

​“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

babai-770x433-1-1-750x430

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

Screenshot_2023-12-08-21-30-32-321_com.android.chrome-edit

Ambasadori i Suedisë vjen me deklaratën e fundit për vrasjen e Liridonës

INFO

NA NDIQ