Tetë ditë deri te votimi final më 2 nëntor

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2025

Kanë kaluar gjashtë ditë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale 2025. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor (e diel), sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Ndërkohë, në komunat e Makedonski Brod dhe Mogilla, dy nga kandidatët tërhiqen nga gara për kryetar komune në raundin e dytë, por sipas KSHZ-së, procedura vazhdon dhe do të shtypen fletët e votimit.

Shtatë ditë para raundit të dytë, pra sonte në mesnatë, skadon afati për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të paaftë për të votuar, ndërsa për tre ditë skadon edhe afati për regjistrimin e personave nën arrest shtëpiak. Këta persona, si dhe të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve, do të votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 1 nëntor.

KSHZ njofton se po vazhdon regjistrimi i vëzhguesve për raundin e dytë të zgjedhjeve. Java e parë e fushatës për raundin e dytë u shfrytëzua për përmbledhje të rezultateve, llogaritje të mbështetjes ndërmjet kandidatëve dhe koalicioneve, ndërsa shumica e kandidatëve vazhduan aktivitetet dhe takimet me qytetarët, por me intensitet më të ulët.

Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët për kryetar komune vazhdojnë fushatën edhe sot. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni do të jenë në Rosoman, Demir Kapi dhe Negotinë.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni ishin mbrëmë në Konçe, Valandovë dhe Dojran, ku kandidatët për kryetar komune dhe kryetari i partisë së tyre, Hristijan Mickoski deklaroi se pret që partia e tij të fitojë 59 kryetarë komunash.

Në Qytetin e Shkupit është gara më e rëndësishme midis Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga e Majta Një betejë interesante pritet në komunat Tetovë, Kërçovë, Strugë, një garë e rëndësishme për partitë shqiptare. Në Tetovë do të përballen Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga AKI, në Kërçovë Fatmir Dehari AKI dhe kandidati i VMRO-së,ndërsa garë e ngushtë do të jetë edhe në Strugë, midis kandidatit të pavarur Mendi Qyra dhe kandidatit të AKI, Arsim Dalipi.

Po ashtu në garë është edhe Kumabnova, si dhe komunat e Shkupit Qendër, Karposh dhe Aerodrom, ku fushata po zhvillohet në terren.

Në raundin e parë më 19 tetor, zgjedhjet lokale u përfunduan në 43 komuna, ndërsa në Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku pjesëmarrja ishte një e treta e votuesve të regjistruar dhe nuk u arrit cenzusi. Procesi i zgjedhjes së kryetarit do të përsëritet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare.(INA)

TË FUNDIT

Filantropi Lazim Destani nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Kukës, “Shqiponja Monumentale” u përurua në këtë qytet

Gashi me thirrje të ashpër: “Mos e votoni Përparim Ramën – Prishtina s’duhet me përfundu në duart e mashtrimit e krimit!”

Revolucion mbrojtjeje: “Made in Kosovë” – Kosova nis prodhimin e dronëve kamikazë dhe ushtarakë

Shqipëria bllokon kamionin me 25 ton misër, që vinte nga Serbia

A do të rikthehet Einxhel Shkira para kamerave?

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË