Tetë policë shqiptarë kanë braktisur punën, degradim i madh në Shkup dhe Tetovë

Picture of INA
INA

30/04/2025

Tetë policë shqiptarë të larguar, dhjetëra të degraduar, ndërsa shumë të tjerë të detyruar të dorëhiqen. I fundit që ka braktisur punën e policisë nga, siç merr vesh gazeta KOHA, presionet politike, është një polic nga Shkupi pas përvojës për më shumë se 15-vjet si polic.

Nga janari e deri më tani, në 8 ka shkuar numri i policëve shqiptarë vetëm në Shkup që e kanë braktosur punën në MPB.

Në ndërkohë, ndikimi politik dhe tendencat për t’i degraduar policët shqiptarë është më e theksuar në Shkup dhe Tetovë – kryesisht te punonjësit shqiptarë. Madje, në mënyrë kundërligjore, punonjës policie janë ulur në detyrë nga dy-tre shkallë, jo me vendim – por me autorizim, që polici të mos ketë bazë për asnkesë ose për ta çuar degradimin në gjykatë.

“E përdorin metodën me degradim të autorizuar, konkretisht ta ndërrojnë vendin e punës jo me vendim, por me autorizim dhe ti je i detyruar të shkosh në vendin e ri të punës. Për shembull, nga inspektor i lartë kundër krimit të organizuar, të autorizon në vendin e punës ‘përkujdesës për qentë e policisë’, apo diku roje ose përkujdesës i objekteve të stacioneve policore…”, thotë për KOHA një polic nga Shkupi e i degraduar për tre shkallë, ndërsa shton se nuk është i vetëm ai, por edhe disa kolegë të tij shqiptarë ndaj të cilëve ka mobing të vazhdueshëm.

Në Shkup dhe Tetovë kjo është më e theksuar, ndërsa mobing dhe degradim ka edhe në pikat kufitare, si në Bllacë ashtu edhe në Jazhincë. Ndërkohë që në Shkup, pak vende udhëheqëse kanë mbetur për kuadrot shqiptare, ndërsa pothuajse “pastrim” ka ndodhur në administratën për shërbime civile, konkretisht te dhënie e dokumenteve në administratën e policisë në Shkup. (koha.mk)

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË