Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të mërkurën në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.479.

Njoftimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike.

Në raport thuhet se nga testimi i 2.325 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë rezultuar edhe 301 persona.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 181 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.991.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 27 janar 2021, janë regjistruar 58.988 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 51.518 janë shëruar.