Tetova i jep dekoratën e “Mirënjohjes” ambasadorit Shaban Murati (FOTO)

Picture of ina-online
ina-online

25/11/2023

Në kuadrin e veprimtarive për “Javën e Ditës së Flamurit” dhe të 30 vjetorit të fillimit të mandatit si Ambasadori i Parë i Shqipërisë në Maqedoni, Komuna e Tetovës i kushtoi një ditë të poçacme figurës dhe krijimtarisë së ambasadorit Shaban Murati.

Me këtë rast në emër të Komunës së Tetovës, kryetari i saj Prof.Dr. Bilall Kasami i akordoi Shaban Muratit dekoratën e “Mirënjohjes së qytetit të Tetovës”, me këtë motivacion të firmosur nga Kryetari i Komunës:

“I jepet me dedikim dhe përkushtim nga qytetarët e Tetovës, për kontributin dhe angazhimin e pashoq të ambasadorit. Duke kujtuar dhe mos harruar asnjëherë rolin e tij të veçantë për ngritjen e qytetarisë dhe ndikimin e tij vllaznor në të gjitha segmentet shoqërore e kulturore për shqiptarët e Maqedonisë. Zemrat tona do të jenë gjithmonë të hapura për ty dhe familjen Murati”.

Kryetari i Komunës së Kosovës i dhuroi edhe medalionin e emblemës së qytetit të Tetovës. Pastaj u zhvillua nje sesion i posaçëm kushtuar figurës dhe krijimtarisë së ambasadorit Shaban Murati. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof.Dr. Bilall Kasami, i cili vlerësoi kontributin e shquar të Ambasadorit në zhvillimet në Maqedoni dhe theksoi kontributin e veçantë të tij në mendimin diplomatik, gjeopolitik dhe patriotik shqiptar. Analiza të figurës dhe krijimtarise së ambasadorit Shaban Murati u referuan nga dr.Elvis Hoxha, prof.dr.Zeqir Kadriu, prof.dr.Florim Ajdini, prof.dr.Abdulla Mehmeti dhe prof.dr. Arsim Sinani.

Aktivitetet u zhvilluan në një frymë solemne dhe vëllazërore.

TË FUNDIT
23 minuta
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit
2 orë
60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!
2 orë
Ixhet Memeti nuk ka imunitet
2 orë
Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij
2 orë
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

ME TE LEXUARA

2 ditë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
2 orë
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku
24 orë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
16 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
2 orë
Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij
23 orë
Zjarrfikësit ankohen për paga të ulëta
7 orë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

LEXO MË SHUMË

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Polici-a-2-750x430

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

lojra

Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit, konfirmon MPB

policia-714x420

Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij

antonio milloshoski

Milloshoski: Pas negociatave me VLEN-in për formimin e qeverisë, do të hapet mundësia për bisedime me ZNAM-in

ixhet memeti

Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje

INFO

NA NDIQ