Tetova, Kërçova, Struga…a do të shembet apo fortifikohet “kalaja” e BDI-së?

Picture of Ina Online
Ina Online

31/10/2025

Naser Pajaziti

Të dielën, në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, zhvillohet beteja që mund të përcaktojë fatin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë që për më shumë se dy dekada ka mbajtur statusin e forcës kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Pas më shumë se njëzet vjetësh në pushtet dhe gati dy vite opozitarizëm, BDI hyn në këtë balotazh jo më si fitues i paracaktuar, por si një forcë që duhet të bindë se ende ka terren real politik, përtej aparatit të konsoliduar dhe konsumuar partiak.

Këto zgjedhje janë më shumë se një garë për tri komuna. Tetova mbetet simboli i kontrollit politik dhe ekonomik të shqiptarëve; Kërçova përfaqëson bastionin tradicional të BDI-së; ndërsa Struga është test i qartë i një beteje me shumë aktorë dhe konvergjenca partiake. Humbja në njërën prej tyre do të ishte sinjal se “kalaja” e BDI-së ka filluar të lëkundet.

Në anën tjetër, një fitore e pastër do ta forconte narrativën e qëndrueshmërisë dhe do të riafirmonte rolin e Ali Ahmetit si faktor kyç në skenën politike.

Në sfond, partitë e reja shqiptare të mbledhura rreth koalicionit VLEN po përpiqen të kapitalizojnë lodhjen e votuesve ndaj strukturave të vjetra, por duke qenë tani në një pozicion pushteti dhe duke përdorur si kartë para elektoratit. Ato po garojnë me një mesazh ndryshimi dhe llogaridhënieje, duke synuar votën e brezit të ri, që kërkon më pak retorikë historike dhe më shumë pragmatizëm.

Rezultati i së dielës do të shkojë përtej kufijve komunalë. Ai do të tregojë nëse BDI dhe aleatët e saj siç janë dy krahët e ASH-së mund të ripërtërijnë besimin tek elektorati i saj apo nëse një epokë e re politike shqiptare po merr formë. Në çdo rast, Tetova, Kërçova dhe Struga janë sot më shumë se qytete – janë frontet ku do të matet peshorja e së ardhmes politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

TË FUNDIT

“Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së”, reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi

Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

Radev: `Bota Serbe` është emërtimi i ri i projektit `Serbia e Madhe`

ME TE LEXUARA

1
"Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së", reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi
1
Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese
1
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
1
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
1
“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

LEXO MË SHUMË