Tetova mirëpriti librat e koleksionistes së librave të rrallë mbi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Picture of ina-online
ina-online

31/05/2024

Tetova mirëpriti librat e koleksionistes së librave të rrallë mbi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Patricia Nugee hapi ekspozitën e saj” Kujtesa për Skënderbeun”. Zonja Nugee për herë të parë erdhi në Tetovë dhe solli një frymë ndryshe. Nugee tha se është mirënjohëse dhe shumë e lumtur që iu dha rasti ta ekspozoj koleksionin e librave për Skënderbeun në Tetovë.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan 37 libra të botuar në mes të shekujve XVI dhe XVIII në Romë, Augsburg, Strasburg, Venedik, Frankfurt, Londër, Lisbonë dhe Madrid, Paris, Amsterdam, Brescia, Edinburg, Napoli, Stokholm dhe Kopenhagëë. Në fillim pati një video-mesazh nga Loris Castriota Skanderbegh (pasardhësi i Skënderbeut) ai shprehu mirënjohje për këtë punë të mrekullushme të Patricia Nugget dhe profesor Arsim Dinanit.

Fjalë rasti pati kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami poashtu edhe nikoqir i mbrëmjes tha:” Ne do t’i kemi gjithnjë dyert e hapura dhe do të jemi në mbështetje të vazhdueshme të artit, kulturës dhe historisë kombëtare”.

Zonja Belinda Dyrmishi- e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shqipërisë në RMV tha se kjo është një punë e mrekullushme dhe fisnike. Neve si shqiptarë na bën krenarë.

Profesor Arsim Sinani- ligjërues në Universitetin “Hasan Prishtina” është nga ata që sjell vetëm energji për qytetin, historinë. Profesor Arsim Sinani pati një fjalim domethënës siç vetëm ai mund të shprehet e falënderoi zonjën Nugee për gjithë punën e saj poashtu kërkoi nga instuticionet qendrore më shumë mundësi për projektet e tilla sepse tani kanë mundësi ta bëjnë këtë. “Skëndërbeu mbetet figurë e rëndësishme dhe si i tillë sonte na vjen në dimensionin e librave të veçantë.

Ky kolekcion do të digjitalizohet nfa Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani” Elma Sherifi përgjegjëse e Njësisë së Kulturës në Komunën e Tetovës poashtu edhe kuratore e ekspozitës tha: “Ishte nder të jem kuratore e kësaj ekspozite dhe të shoh se si heroi i gjithë shqiptarëve njihet dhe vlerësohet nga popujt tjerë, por edhe më kënaqësi është që këtë ekspozitë ta sjellim para këtij publiku të mrekullushëm”. Elma Sherifi ndau me publikun historinë e zonjës Nugee kur ajo për herë të parë kishte dëgjuar për Skënderbeun“Emrin e Skëndërbeut e gjeta derisa isha duke punuar në një librari antike në Londër kur një lexues kërkoi një libër për të. As që kisha dëgjuar për Skënderbeun. Kërkova ndihmën e shefit tim, Trifo Max, i cili u angazhua të më gjente librin e parë për Skënderbeun. Kështu filloi njohja ime me këtë figurë, për të cilën hulumtova në vazhdimësi të gjej libra që janë shkruar për jetën e tij. Në antikuariat nëpër botë, ka tridhjetë vjet që unë kam blerë libra të vjetër, të lirë, të shtrenjtë dhe shumë të shtrenjtë për Skënderbeun. Tash në koleksionin tim i kam 37 libra të vjetër për Skënderbeun.’’ Donika Bakiu kuratore e ekspozitës dhe moderatore e mbrëmjes tha:” Ekspozita me këtë koleksion të librave për Gjergjin tonë, heroin tonë,është një frymëzim i përhershëm për të gjithë ne për figurën e Skënderbeut dhe poashtu, një nderim që i bën qytetit të Tetovës zonja Patricia Nugee, ajo për herë të parë erdhi në Tetovë dhe solli energji pozitive.” Në këtë mbrëmje kishte shumë të pranishëm sepse ishte një natë e rrallë dhe e veçantë.

TË FUNDIT
5 minuta
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet
44 minuta
“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup
53 minuta
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
58 minuta
Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara
2 orë
Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Hahn: Jam i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, të respektohet Marrëveshja e Prespës
3 orë
Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së
1 ditë
Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm
19 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
1 ditë
Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen guma
3 orë
Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

shkolla-nxenes-780x439-1

Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

kurban dashi

Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë

takim ministror

Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së

INFO

NA NDIQ