Tetovari e përfundoi arkitekturën në Zvicër, por valët e jetës e tërhoqën në gastronom të suksesshëm

Po bëhen pothujase dy vite, qëkur restoranti “Seeland” i gastronomit Nazif Asani nga Biel/Bienne në Zvicër, ishte në qendër të mediave të shumta kombëtare e ndërkombëtare. Nga mesi i muajit nëntor të vitit 2020, një veturë e llojit “BMë” ishte përplasur në restorantin e tij, duke rrezikuar shumë jetë, por me këtë rast ishin lënduar më rëndë vetëm dy persona.
Tashmë, kjo është e kaluar, restoranti “Seeland” që gjendet në afërsi të stacionit të trenit, ende është njëri ndër restorantet më të frekuentuar dhe më i preferuar nga banorët.

“A jeni të urritur, shpejt uluni në tavolinë”, na thotë pronari Nazif Asani, i cili humanizmin e tij e ka dëshmuar me vite të tëra, shkruan portali Shtegu. Një burrë me këmbë në tokë, megjithëse sukseset e familjes së tij të bëjnë të ndjehesh më ndryshe. Por jo, Nazifi si gjithnjë i buzëqeshur nga natyra, vazhdon të na ofrojë mikrpitje duke filluar rrëfimin e tij deri te arritja e këtyre sukseseve.
“E kam përfunduar arkitekturën në Thun të Zvicrës, por rrjedha e jetës padashje më solli në fushën e gastronomisë”, pohon Nazif Asani me një zë të qetë e tërheqës. Me prejardhje jemi nga Orash, Komuna e tetovës, ndërsa prindi im ka ardhur në Zvicër nga fundi i dekadës së tetë të shekullit të kaluar. Më pas familja zgjerohet me ardhjen edhe të anëtarëve të tjerë të familjes dhe pas një kohe, falë njohurive të gastronomisë, prindi im me xhaxhallarët e filluan këtë profesion, ndërsa ne juniorët tani po shkojmë gjurmëve të tyre.

“I kemi katër lokale në rrethinë, duke përfshirë edhe Pizzeria Seeland. Tani do të mbushen plotë njëzet vjet qëkur po e menaxhojmë “Seeland” në Biel dhe “Rebstock” në Zollikofen. Gjysma e punëtorëve punojnë që dhjetë vite te unë, picaiolo është nga Sallareva dhe punon që 20 vjet të plota, njësoj sikurse dhe kuzhinieri zviceran, që dmth prej ditës së parë. Por, për mua është një profesion që kurrë as që e kisha ëndërruar, pasi dëshira ime e flaktë është arkitektura, të cilën e ushtroj rregullisht në kohë të lirë. Mbyllem në dhomë, i harroj të gjitha gjerat dhe humbem në ëndrrat arkitekturale. Vërtetë e bëj me zell dhe me shpirt këtë profesion”, vazhdon më tej Nazifi.

Tashmë njëzet vjet, restoranti nuk është mbyllur asnjëherë me përjashtim të aksidentit në fjalë që ndodhi, kur rinovimi zgjati 12 ditë.

Në Pizzeria “Seeland” mund të shijohen makaronat e sapo përgatitura nga gama e ekipt profesionist ose nga përzgjedhja e madhe e picave të furrës me dru, sallatave të freskëta, antipastave dhe ka përzgjedhje të shumëllojshme të specialiteteve të njohura të mishit dhe peshkut.

https://www.pizzeria-seeland.ch/