Tetovari kap peshkun e artë 20 kg në liqenin e Dibrës

0

Pasioni për peshk është tek secili peshkatarë, sot një Tetovarë doli në peshkim në liqenin e Dibrës, por fati ishte ndryshe pasi që ai kapi 20 kg peshk “Krap”.

Siç shihet në videon e dërguar Televizionit Koha peshkatari për një çast është habitur nga madhësia e peshkut dhe me vështirësi e ka nxjerrë nga liqeni.

Ky peshkatar thot se e ka hobi peshkimin dhe se nuk do të ndalet me kaq kurse sipas disa statistikave ky është peshku më i madh i kapur në liqenin e Dibrës.