Tetovari po pregatitë picën më gjigante në Moskë me rastin e botërorit (FOTO)

0

Ndonëse ju duket paska interesante por është e vërtetë, me siguri e njihni tashmë Rufi Shabanin kuzhinierin e njohur nga Tetova që jeton dhe vepron në Moskë të Rusisë për specialitetet interesante dhe pizzat që po bën atje në lokalet që i menaxhon, por që vjen një tjetër lajm interesant nga dora e Rufiut.

Është po ai i cili ka fituar në shumë kompeticione në Rusi duke përfaqësuar kështu shqiptarët dhe kuzhinën e stërmbushur me specialitete, e këtë herë ai do të bëj një tjetër surprizë për të bërë krenarë shqiptarët. Nuk është vetëm Era Istrefi ajo që do paraqitet dhe do mbahet mend për këngën e UEFA kupës por edhe Rufi Shabani që do bëj pizzën gjigante gjatë këtij kampionati të futbollit ndërsa në lokalet e tij do të ushqehen thuajse të gjitha ekipet e futbollit nga mbarë bota, e që tetovari i njohur do ju gatuaj atyre ushqime të ndryshme përfshirë dhe pizza.

Kush është 28 vjeçari nga fshati Llërc

Rufi Shabani, 28 vjeçari nga fshati Llërc, rrethi i Tetovës, është një djalë që punon dhe vepron në Moskë, me profesion është mjeshtër i picave, i cili është edhe
përgjegjës i 8 restoranteve.

Këtë ai e ka dëshmuar për katër vite. Ai brenda katër viteve arriti rezultate të pabesueshme në
Moskë, Rusi.
Fitoi famë duke marrë pjesë në shumë emisione të disa televizioneve ruse, në programet e
mëngjesit, ku ka treguar aftësitë e tij si një mjeshtër i jashtëzakonshëm për pica, njofton Portalb.
Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013­2014­2015 si
akrobat picash, ku ka marrë disa çmime. Në vazhdim kënaquni duke i shikuar aktet profesionale të
mjeshtrit për pica nga Tetova. 

Komentet

komentet