TETOVARI PREJ MËSUESI, QË LA GJURMË NË KUJTESËN E PËRJETËSISË!

0

ME SEBEP!

TETOVARI PREJ MËSUESI, QË LA GJURMË NË KUJTESËN E PËRJETËSISË!

Miku im i dashur! A mos vallë të kujtohet përkujtimi dedikuar mësuesit Imami, nga Struga, a mos të kujtohet pyetja ime që asokohe e parashtrova ku, pos tjerash, kësisoj lakohej: “Vëllaç-ko, do më tregosh, se kur dhe në ç’vend, kleri prej muslimani, pengoi arsimimin e femrës shqiptare.., do më dëftosh se, kleri ynë, kur dhe në ç’vend kundërshtoi hapjen e shkollave shqipe.., do më kallëzosh se cili kler, nuk arsimoi çunat dhe caucat e tij..,! Mos më trego, sepse një të tillë “mesele” njësoj si e para, do e lakoj në dedikimin e radhës.., një dedikim për mësuesin nga Tetova, për pishtarin e arsimit shqip nga shehri i ynë, për Shefqet Sulejmanin, për çunin e nënës Gjylsime dhe babait Nexhip efendiut…, i cili vitin 1912, bashkë me vëllain e tij, rregjistroi Fakultetin Juridik në Universitetin prestigjioz të Stanbollit.., Nexhipi prej babai, arsimoi tre vajzat në shkollën e Medresesë dhe dy djemtë, në shkollën e “Vuk Karaxhiqit” në Tetovë. Një ndër ta, është edhe protagonisti i përkujtimit, mësuesi Shefqet, njeriu i cili në vitin 1948, formoi orkestrën e rinisë, njeriu që morri pjesë në themelimin e SHKA “Xheladin Zeqiri”.., njeriu i cili vitin 1947, kreu kursin për mësuesi.., njeriu i cili që nga viti 1952, deri në motin 1984, fëmijëve të shkollës fillore “Liria” në Tetovë, ua mësoi shkrimin e këndimin.., njeriu që i shkoi pas gjurmëve të babait të tij, mësuesi i cili me zotnillëkun dhe aristokracinë e tij, “ndërtoi” gjurmët e qytetarisë, mësuesi që la gjurmë në mësimin shqip, këtu në Tetovë dhe përreth saj! Miku i dashur! A mos vallë ky atdhetar, dhe të tillë të tjerë si ky, nuk meriton diçka më tepër, a mos vallë, nuk meriton një rrëfim a shpjegim paksa më ndryshe…, paksa më human, a nuk meriton që të gdhendet në kujtesën tonë kolektive, a mos vallë nuk meriton lavdërimet tona, a mos vallë nuk meriton vëmendje më të madhe, Gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të mësuesit Shefqet Sulejmani, mund ta rregjistrojmë kësisoj: Vajza e madhe, Profesoreshë e Gjuhës dhe letersise shqipe, vajza e dytë Stomatologe, specialiste e Ortodoncisë dhe çuni Stomatolog, me studime postdiplomike ne Shëndetësinë publike.., dhe mbesat dhe nipërit me tituj doktora shkencash.

Edhe ky mësues, shumë i pasur!

I dashur mësues i popullit! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar!
Faleminderit Tetovë!
PS
Fadil Lushi