Tetovarja: Burri s’po e le byrektoren në Gjermani, unë ja bona hizmetin vetes

0

Një rrëfim jo i zakontë është ai për një grua nga rrethi i Tetovës, që tradhtoi burrin, teksa ai jeton dhe punon në Gjermani.

Gruaja po jetonte vite me radhë vetëm me një fëmijët, pasi që burri i saj gjatë kohë nuk kishte ardhur në shtëpi dhe se po gjente arsye për të mos marrë familjen edhe pas shumë viteve.  Ai po arsyetohej se nuk mund të linte byrektoren që e kishte hapur në një qytet në Bavari të Gjermanisë.

Nevoja për ujë në fshat, kishte bërë që gruaja kishte zënë një person për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë. Punëtori që po e hapte bunarin në shtëpi, ka nisur të shfaq simpati ndaj gruas, e cila i jepte sinjale dhe më në fund ata krijuan një lidhje, e cila çoi në një dashuri të thellë.

Dashuria e tyre kishte marrë hov dhe se i tërë fshati kishte kuptuar lidhjen e krijuar mes tyre. Ata janë parë në shumë raste duke udhëtuar bashkë, ndërsa arsyetimi i gruas sipas bashkëfshatarëve është se është punëtor që kryen punë dhe shërbime, që ajo si grua nuk mund ti kryejë.

Historia e kësaj gruaje është e ngjajshme me shumë gra nga Pollogu që ende janë të mbyllura në shtëpi dhe nuk merren nga bashkëshortët e tyre. Historia e kësaj gruaje është dërguar në emaile, duke theksuar se kanë frikë ti dërgojnë të dhënat e sakta se për kë bëhet fjalë. Por gruaja thotë se tani burri o të doj të vij, o le të rrij, ajo po i bën “hizmet” vetes.