Tetovë, 18 vjeçari shantazhoi se do t’ia publikojë materialet intime ish të dashurës së mitur

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18 vjeçari nga Llërca e Tetovës, pasi kishte shantazhuar ish të dashurën e tijn të mitur me publikim të materialeve intime.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Sh.S(18) nga fshati Llërcë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shantazh”. Më datë 17.09.2022 është raportuar se i ka dërguar sms një të mitureje nga Tetova, me të cilën ishte në një lidhje romantike, duke e shantazhuar që të publikonte foto me përmbajtje të papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e policisë.