Tetovë, anulohet seanca për spitalin modular

Është anuluar për herë të katër seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë. Mbrojtja nuk u pajtua me mënyrën se si pala e akuzës ka shpalosur provat. Avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë shtesë që të përgatisin kundërshtimet e provave të Prokurorisë Publike, pasi sipas tyre dëshmitë e mara si mjet prove nuk shqyrtohen por vetëm parafrazohen. Palët nuk u pajtuan as me raportin prezantuar nga Prokurori i cili i referohej hetimit dhe kontratës me Bankën Botërore mbi financimin e spitalit modular. Mbrojtja këmbëngul që ky raport të përkthehet derisa gjykata planifikon ta pranon si mjet prove.

Seanca e radhës do të mbahet më 27 dhjetor. Mbrojtja gjatë kësaj seancë do të prezanton kundër provat dhe vërejtjet mbi akuzën e Prokurorisë. Në seancat e fundit janë ofruar dëshmi të reja sipas mbrojtjes dhe janë propozuar mbi 20 dëshmitarë, dëgjimi i të cilëve do të bëhet në fazën e paraparë me Ligjin e procedurës penale. seanca e sotme u lejua të incizohet vetëm me zë, por pa figurë ashtu siç është kërkuar nga mbrojtja. Gjykata Themelore e Tetovës është arsyetuar se nuk posedon mundësi për të incizuar seancat gjyqësore me zë dhe figurë në të njëjtën kohë.

Tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës ndodhi më 8 shtator të vitit kaluar si pasojë e një zjarri të nxitur nga vazhduesi ku ishte i vendosur një defibrilator. Jetën e humbën 14 persona, disa pacientë të infektuar me Kovid-19 dhe disa familjarë të cilën përkujdeseshin për të afërmit e tyre. Të dyshuar për këtë tragjedi janë ish drejtori i spitalit, Florin Besimi, ish drejtori ekonomik Artan Etemi, ndërsa për “mos veprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie” akuzohet ish përgjegjësi në modulare natën e 8 shtatorit, Zoran Boban Buçevski. Në hetim u përfshinë edhe ekspertë gjerman të cilët konstatuan shkaqet e zjarrit. Raporti gjerman konstatoi pothuajse të njëjtat shkaqe si raporti i autoriteteve vendase. /Alsat