Tetovë, dështon themelimi i Qendrës për Kulturë

ina-online
ina-online

31/01/2024

Ka dështuar sot themelimi i Institucionit Publik për Kulturë në Tetovë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”. Shkak për këtë dështim ishte mos votimi i këtij propozimi të komunës së Tetovës nga ana e këshilltarëve të BDI-së.

Të njëjtët, mos votimin apo mospërkrahjen e themelimit të këtij institucioni për kulturë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”, e kanë arsyetuar me mungesën e materialit njoftues lidhur me atë se çfarë institucioni po themelohet, gjë kjo që u hodh poshtë nga ana e kreut të këshillit komunal, i cili për Alsat është shprehur se, administrata komunale, këtë material të gjithë këshilltarëve ua ka dërguar që para pesë ditësh.

Propozimi për themelimin e këtij institucioni komunal për kulturë, nuk është votuar edhe nga këshilltarët e VMRO-së. Meqë arsyetimi i këshilltarëve të BDI-së dhe VMRO-së për mos votimin e këtij propozimi ishte mos pasja e dokumenteve njoftuese për atë se çfarë institucioni po themelohet, nga komuna e Tetovës thonë se këto materiale brenda kohës do iu ridërgohen këshilltarëve dhe propozimi për themelim do të gjendet sërish përpara këshilltarëve në seancën e radhës të këshillit komunal. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

fejzi hajdari

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

INFO

NA NDIQ