Tetovë, konfirmohet vdekja e nënës dhe 4 fëmijëve të familjes Zulbehari nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Është konfirmuar se nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Tetovë kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj. Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrëfikësve që janë në kërkim të trupave.

Rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, i lindur në vitin 1940.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Nëna Fatimja 39 vjeç si dhe tre janë djemtë dhe  vajza e saj raportohet se kanë mbetur të vdekur

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër,  që sipas pronarit i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë.

Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.